Ardian Ismajli po largohet nga Empoli, klubi gjigand italian afër marrëveshjes

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe nuk do të vazhdojë me Empolin që ka rënë në Serie B, shkruan Indeksonline
Mediat në Itali mësojnë se për lojtarin shqiptar ka të interesuar shumë skuadra, por një është shumë pranë marrëveshjes.
Bëhet fjalë për Lazion që është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i Ismajlit i përshtatet shumë lojës së tyre.
Ardian Ismajli ka ofertë edhe nga Hellas Verona, por tashmë raportohet se agjenti i tij ka arritur një akord me klubin e Lazios./Indeksonline/
#Lazio contacted Ardian's agent #Ismajli and blocked the 1996-born player whose contract with Empoli is expiring and will not renew.
— Lazio News 🦅 (@LazioNewsEN) June 18, 2025
At the moment, however, the defensive department is saturated and the Albanian would arrive only in the event of a transfer.@CittacelesteIt