75 Mall Live Search
14:06 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / G T

Zyrtare: Gani Sejdiu trajner i Trepçës ‘89

Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu është bërë me punë të re.

Skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89 ka emëruar në stol Sejdiun për sezonin e ri 2025/26, shkruan Indeksonline

“Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në pankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz”, shkruhet në njoftimin e klubit mitrovicas

Trajneri Gani Sejdiu së fundmi ishte pjesë e Phoenixit, kurse më parë ka qenë në stolin e skuadrave të njohura kosovare si: Vëllaznimi, Drenica, Ballkani etj./Indeksonline/