75 Mall Live Search
16:21 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Gj. Sh

Ferizaji përforëcohet me sulmuesin e kombëtares shqiptare

Ferizaji po vazhdon me përforcimet për sezonin e ri.

Skuadra ferizajase ka transferuar sulmuesin e kombëtares shqiptare, Ergys Peposhi, shkruan IndeksOnline.

Sezonin e fundit Peposhi ishte pjesë e KF Teutës.

”Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e krahut, Ergys Peposhi.

Peposhi vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e KF Teutës. Më herët ka qenë pjesë e Kukësit, Elbasanit, dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Me vizion sulmues dhe përkushtim maksimal në çdo duel, Ergysi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në edicionin e ri.

Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Ergys – të urojmë shumë suksese!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/