75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Z S

Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person para Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo i njejti është liruar para pak minutave. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndaj të dyshuarit u shqiptua një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Personi në fjalë pas intervistimit është liruar. Ndaj tij me Rekomandim të Prokurorit të rastit është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Ahmeti./Indeksonline/