I revoltuar me bllokadën e organeve përgjegjëse, biznesmeni zbarkon lopët në terminal doganor

Bizismenit Agron Bunjakut nga firma Oan Shpk Erjoni Group i ka dal punë me shtetin.
Kjo pasi që atij ia bllokuar 51 krerë lopë në terminalin doganor të Kosovës.
Sipas Bunjakut bllokada ka nisur nga ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme e deri sot rreth orës 16:20 e po vazhdon ende.
‘’Jemi bllokuar që nga ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme, po vazhdojmë të qëndrojmë të bllokuar edhe sot kur po flasim, jam i vetmi që jamë bllokuar dhe nuk pom më tregojnë arsyen se përse më kanë bllokuar’’ ka thënë ai për Indeksonline.
Më tutje ai është shprehur se për dallim nga tërminali doganor në Kosovë në vendet e tjera nuk ka pritur më shumë se pesë minuta.
‘’Në pikën kufitare në Bullgari dhe atë të Maqedonisë së Veriut nuk kam pritur më shumë se pesë minuta’’ është shprehur më tutje ai.
Bizmeni nga Kosova thotë që vlera e kafshëve që tashmë janë bllokuar në terminalin doganor kap vlerën prej 40 mijë euro.
Sipas tij nëse kjo gjendje vazhdon të mbetët e njejtë atëherë shëndeti i kafshëve mund të rrezikohet shumë.
Bunjaku thotë se kjo nuk është hera e parë që përballet me këso situata.
Për më shumë ndiqeni videon:/Indeksonline/