75 Mall Live Search
11:15 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Dështimi i 35-të i konstituimit të Kuvendit, Mustafa: Përgjegjësia bie mbi VV-në

Deputeti i betuar i LDK, Besian Mustafa është deklaruar pas dështimit të 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se përgjegjësia e plotë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot pamë edhe një herë një tentim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin e për të vazhduar pastaj për konstituimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore. Fatkeqësisht, Kuvendi edhe kësaj radhe, ose partia që ka shumicën në ulëset e Kuvendit nuk arriti që të krijojë një shumicë për të konstituuar Kuvendin”, u shpreh Mustafa.