75 Mall Live Search
11:51 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Gjithçka gati për Konventën e Përgjithshme të PDK-së, pas pak pritet të fillojë

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Konventën e Përgjithshme, të 11-në me radhë.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media pati bërë të ditur se Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie.

Krasniqi, aktualisht është kryetar i PDK-së.

Ndër të tjera, partia përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se gjithçka është gati për Konventën e Përgjithshme, që do të mbahet në Klan Arena.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, ndriçimi, televizori, altoparlant, tribunë dhe teksti