75 Mall Live Search
22:15 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / G T

Rashford për “Topin e Artë”: Varet qysh e ndjen, do votoja për Lamine Yamalin…!

Marcus Rashford ka folur për fituesin e mundshëm të “Topit të Artë” për vitin 2025.

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë ka futur në garë vetëm dy lojtarë, atë të Barcelonës, Lamine Yamalin dhe të PSG-së, Ousmane Dembele, shkruan Indeksonline

Por për Rashfordin janë të dy që e meritojnë dhe krejt kjo varet se si e ndjen në momentin e votimit.

“Nëse e votoni për lojtarin më të mirë, është Lamine Yamali. Nëse e votoni për atë që e fitoi Ligën e Kampionëve është Dembele. E gjitha varet se si e ndjen”, u shpreh Rashford

Lojtari momental i Manchester Unitedit shpreh gjithashtu dëshirën që një ditë të luajë përkrah Lamine Yamalit./Indeksonline/