75 Mall Live Search
22:54 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / G T

Interi shënon fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube

Skuadra e Interit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Urawa Reds në ndeshjen e dytë të Grupit E në Kupën e Botës për Klube.

Ishte Carboni që shënoi golin e fitores për ekipin italian në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Golat tjerë në këtë përballje i shënuan: Lautaro Martinez dhe Watanabe.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e katër pikëve në pozitën e parë. Ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj River Plates./Indeksonline/