75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 22 Qershor 2025 / L A

Alonso pyetet për transferimin e një mesfushori, ja përgjigja e tij

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

“Madrilenët”, do të përballen sonte ndaj skuadrës meksikane, Pachuca në “Bank of America Stadium” të Charlottes.

Alonso u pyet për transferimin e një mesfushori pas largimit të Luka Modriqit.

“Nuk po mendojmë për këtë tani. Po përqendrohemi në Kupën e Botës për Klube. Do ta shohim me kalimin e kohës”, deklaroi Alonso.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Pachucës, do të zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/