River Plate barazon me Monterrey, bëhet llug situata në Grupin E

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Kupës së Botës për Klube, mes River Plate dhe Monterrey.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Rose Bowl” në Pasadena, ishte i barabart 0-0, shkruan IndeksOnline.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, situata është komplikuar shumë, me tre skuadra që do të luftojnë për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.
River Plate dhe Inter kanë nga katër pikë, derisa Monterrey ka dy pikë.
Në ndeshjet e ardhshme, Interi do të luaj kundër River Plates derisa Monterrey përballet me skuadrën japoneze Urawa Reds.
Në rast se ndeshja mes Interit dhe River Plates përfundon me barazim dhe Monterrey fiton ndaj Urawas, atëherë të tre skuadrat do të kenë nga pesë pikë dhe atëherë dy skuadrat të cilat kualifikohen tutje do vendosen nga goll dallimi./IndeksOnline/