75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Burim

OKB paralajmëron: Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit përshkallëzon rrezikshëm krizën në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar me shqetësim pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke paralajmëruar se përdorimi i forcës nga SHBA-të përbën një përshkallëzim të rrezikshëm në një rajon tashmë të brishtë.

“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është i brishtë dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Guterres në një deklaratë të publikuar të dielën.

Ai shtoi se ekziston një rrezik në rritje që konflikti të dalë shpejt jashtë kontrollit, duke sjellë pasoja katastrofike për civilët, për rajonin dhe për të gjithë botën.

Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për de-eskalim urgjent dhe për respektimin e detyrimeve ndërkombëtare sipas Kartës së OKB-së.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja,” theksoi Guterres, duke kërkuar nga palët përfshirje serioze në zgjidhje politike për krizën në zhvillim.