75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / L A

Rudiger akuzon për racizëm lojtarin e Pachucas

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Real Madridit dhe Pachucas.

Po ashtu bëri rikthimin e tij në fushë edhe mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger nga lëndimi.

Mirëpo ndodhi një moment i pazakonshëm pas përfundimit të ndeshjes, ku dyshohet se lojtari kundërshar, Gustavo Cabral u kacafyt me Rudigerin, me këtë të fundit që e akuzoi për racizëm.

Thuhet se tashmë FIFA do të nis hetimet rreth kësaj çështje

Kjo bëri të reagonte edhe trajnerin e Realit, Xabi Alonso në një konferencë shtypi pas ndeshjes.

“Fyerje raciste kundër Rudiger, kjo është ajo që tha Rudiger , dhe ne i besojmë atij. Tani FIFA po heton. Është e papranueshme”, deklaroi Alonso.

Ndërsa po ashtu reagoi edhe lojtari i akuzuar, Gustavo Cabral duke thënë se e quajti vetëm “një frikacak të ndyrë”, duke mohuar se e ofendoi në baza racore.

Kujtojmë se ndeshja u mbyll me rezultat 3-1, në favor të “Los Blancos”./IndeksOnline/