Trup i pajetë gjendet në Drenas, viktima rreth 80-vjeçar

Është raportuar për një rast të rëndë në Komunën e Drenasit, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima është një mashkull kosovar, 80-vjeç, me inicialet L.M. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rrethanat e plota të rastit janë ende duke u hetuar./IndeksOnline/