Barcelona pranë marrëveshjes me talentin suedez

Barcelona do të tentojë të mbyllë një tjetër marrëveshje pas asaj të Joan Garcias.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Blaugranat” janë gati të kompletojnë transferimin e suedezit Roony Bardghji nga Kopenhaga.

Marrëveshja mes të dy palëve është në fazën e fundit.
Bardghji, numëron 84 paraqitje me gjigantin danez, ku i cili kishte shënuar 15 gola dhe 1 asist.
Ai arriti të fitonte 3 tituj të kampionit në Danimarkë si dhe Kupën 2 herë./IndeksOnline/