Arrestohet një person në Prishtinë pasi shtiu me armë zjarri

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:00 dhe është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetë dhe sekuestruar një pistoletë me gas me 14 copë fishekë dhe 5 gëzhoja të fishekëve. I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.