“Kuq e Zi” , kënga me të cilën u fut në ring Haxhi Krasniqi
Ka filluar meçi mes Haxhi Krasniqit dhe polakut Bartlomiej Grafka.
Me këtë meç, Krasniqi do ta nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.
Krasniqi është futur në ring me këngën “Kuq e Zi” , e cila është një nga këngët më të dashura për gjithë shqiptarët.
Kjo do të jetë sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham. /IndeksOnline/