75 Mall Live Search
23:35 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Burim

Kryediplomati iranian: Jemi gati të përgjigjemi sërish nëse ShBA ndërmerr agresion tjetër

Kryediplomati i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se janë gati të përgjigjen sërish në rast të ndonjë “agresioni tjetër” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se sulmi i sotëm ndaj bazës amerikane Al Udeid në Katar ishte përgjigje “ndaj agresionit të ShBA’së ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit”, shkruan “The Guardian”.

Araghchi ka deklaruar se Irani është i gatshëm të reagojë sërish nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime të mëtejshme.