Ilir Daja tregohet “armiqësor” në miqësoren ndaj Ballkanit

FC Dinamo i Ilir Dajës ka “turpëruar” Ballkanin.
Ndonëse ndeshja ishte miqësore, djemtë e Dinamos mposhtën ekipin suharekas me rezultat të thelle 4:1, shkruan IndeksOnline.
Pasi shkroi historinë me Ballkanin, Ilir Daja mbylli kapitullin me ekipin duke u rikthyer në fushë kundër tyre, nën petkun e ekipit tiranas.
Ndeshja u zhvillua në Ohër, në prani të një numri të vogël tifozësh.
Dy gola për ekipin tiranas i shënoi Itodo, një Nani dhe një Bregu./IndeksOnline/