75 Mall Live Search
23:59 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L A

Arrihet marrëveshja, Pogba drejt Monacos

Monaco pritet të bëjë një tjetër përforcim për afatin kalimtar të verës.

Pas Ansu Fatit, Monaco ka arritur marrëveshjen edhe për blerjen e mesfushorit, Paul Pogba si transfer i lirë.

Pogba do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Bardhekuqtë”, i cili pritet të bëjë vizitat mjekësore gjatë kësaj jave.

Francezi, kishte qenë pa klub pas ndërprerjes së kontratës me Juventusin, ku i cili ishte i dënuar për disa muaj shkaku i rezultimit pozitiv me doping./IndeksOnline/