75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / L A

Atletico Madridi arrin marrëveshjen me yllin e La Ligës

Atletico Madrid ka arritur marrëveshjen me një nga yjet e La Ligës të sezonit që lamë pas.

Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan, Johnny Cardoso nga Real Betisi.

“Los Colchoneros”, do të paguajë rreth 30 milionë euro për amerikanin, i cili pritet të nënshkruajë edhe një kontratë pesëvjeçare.

Cardoso, sezonin që lamë pas ishte një nga yjet e Real Betisit, ku bëri rreth 46 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 1 asist.

Ai po ashtu arriti në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Chelseat, të cilët e humbën me rezultat 1-4./IndeksOnline/