Ismet Munishi e “palon” Amir Rrahmanin në lidhje me gazetarët e sportit në Kosovë

Dje është hapur një debat i ashpër mes gazetarëve të sportit dhe kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Mbrojtësi i Napolit kritikoi gazetarët nga Kosova, pasi dëshira e tij ishte që shumica prej tyre të shkonin në “Diego Armando Maradona” për ta përcjellur suksesin e tij me skuadrën italiane, shkruan Indeksonline
Ai tha se të gjithë gazetarët e sportit bëjnë “copy-paste” dhe aty në emisionin e Klan Kosovës moderatorët e ashtuquajtur të sportit, vetëm e pohonin një gjë të tillë, në vend se të dilnin në mbrojtje të kolegëve të tyre.
E për t’i mbrojtur gazetarët e sportit, në emisionin Kanal 10 u shfaq trajneri Ismet Munishi.
Me një deklaratë, ai ia bëri një “palim” mbrojtësit Amir Rrahmani.
“Ne i kemi gazetarët e sportit më të mirët në rajon, që punojnë në kushte të jashtëzakonshme”
“Gazetarët tanë me tregu sa punojnë pas orarit, sa punojnë me presione, sa s’kanë vend ku me i këqyrë lojët në stadium, rrëzojet prej kulmit aty. I kemi më të mirët, e punojnë me kushte ma të vështirat në rajon”, u shpreh Munishi
Kujtojmë që Amir Rrahmani nuk kritikoi vetëm gazetarët, por edhe tifozët që shkojnë për t’i shikuar ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/