75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / L A

Barcelona njofton se kur do të rihapet “Camp Nou”

Barcelona ka njoftuar datën se kur do të rikthehet në stadiumin e tyre ikonik, “Camp Nou”.

Në një video të postuar së fundi nga vetë klubi katalanas në rrjetin social “X”, Barcelona do të rikthehet në folenë e tyre më 10 gusht.

Në dy vitet e fundit Barcelona, kishte luajtur në stadiumin e skuadrës së dytë në “Lluis Companys”.

Barcelona, sezonin që lamë pas fitoi trofetë më të rëndësishëm në Spanjë, atë të La Ligës, Kupës së Mbretit si dhe Superkupën./IndeksOnline/