75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / L A

Xhaka te Milani? Flet babai i futbollistit

Granit Xhaka me shumë gjasë do të largohet nga Bayer Leverkuseni.

Xhaka, po lidhet gjithnjë e më shumë me skuadrën e Milanit, ku i cili shihet si zëvëndësuesi direkt i Tijjani Reijndersit.

Për “Tëvë1”, ka folur edhe babai i futbollistit, Ragip Xhaka i cili lavdëroi edhe drejtorin sportiv, Igli Taren.

“AC Milan dëshiron ta nënshkruajë atë. Milan dhe Bayer Leverkusen duhet të arrijnë një marrëveshje. E vlerësoj shumë Igli Taren”, kishte thënë Xhaka për “Tëvë1”.

Granit Xhaka, që nga ardhja e tij te Leverkuseni në vitin 2023 është shndërruar në një nga lojtarët kyç të Xabi Alonsos, ku fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe ka qenë në top 30-shen e “Topit të Artë 2024”./IndeksOnline/