75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / k.v

Vazhdon bashkëpunimi SHKK–EULEX për forcimin e sundimit të ligjit

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka pritur në takim Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit, të dy palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit brenda sistemit korrektues, me fokus të veçantë në:

Profesionlizimin e stafit korrektues,

Përmirësimin e kushteve për të dënuarit,

Avancimin e infrastrukturës brenda objekteve të SHKK-së.

Drejtori Dibrani shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të EULEX-it dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një sistemi korrektues funksional, transparent dhe të përputhshëm me standardet evropiane.

Nga ana tjetër, Barbano konfirmoi gatishmërinë e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen ndaj SHKK-së, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në sistemin korrektues të Kosovës.

Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe u cilësua si një hap i mëtejshëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe misioneve ndërkombëtare në vend.