75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / mp

Mekanizma të ndryshëm pune “mrizojnë” në Sheshin “Xhorxh Bush”, pas vendimit të Gjykatës

Në Sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet janë ndërprerë punimet.

Siç shihet në këto pamje të Ekonomia Online, mekanizma të ndryshëm pune po “mrizojnë” në shesh, pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që të mos i japë të drejtë Komunës së Prishtinës në kërkesë-padinë për pezullim të vendimit që ia ndalon punimet projektin prej 18.4 milionë eurosh.

“Hidhet poshtë si e palejuar padia/kërkesa për pezullimin e ekzekutimit të vendimit e paditëses/propozueses, Komuna e Prishtinës, nën shenjën A.nr.1922/2025 e datës 093.06.2025 për shkak të mungesës së legjitimitetit aktiv”, thuhet në vendimin gjyqësor të 23 qershorit.

Gjykata ka vlerësuar se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve është institucioni i vetëm kompetent për të dhënë leje për ndërhyrje në zona të mbrojtura arkitekturore, duke i dhënë të drejtë Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore dhe duke lënë në fuqi vendimin për anulimin e punimeve në këtë zonë.

Projekti i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” nisi në mars dhe prej dy muajsh është ndalur për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve.