Dortmund shënon fitore minimale ndaj Ulsanit, mjafton për të kaluar në 1/8 e finales

Borusia Dortmund ka arritur me sukses të kualifikohet në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube.
Skuadra gjermane në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve ka shënuar fitore ndaj skuadrës koreane jugore, Ulsan, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori suedez, Daniel Svensson në minutën e 36-të.
Dortmund kalon tutje si lidere e Grupit F, me 7 pikë, dy më shumë se Fluminense e cila gjithashtu siguroi kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube.
Ndërkohë skuadra nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns me 4 pikë dhe Ulsan me 0 pikë janë eliminuar./IndeksOnline/