75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Gj. Sh

Anglia përballë Gjermanisë në finalen e Kampionatit Evropian

Është mësuar finalja e madhe e Kampionatit Evropian U21.

Dy nga kombëtaret më të mira të planetit, Anglia dhe Gjermania do të përballen mes vete, shkruan IndeksOnline.

Në gjysmëfinale, ”Tre Luanët” shënuan fitore ndaj Holandës U21, me rezultat 2-1.

Heroi i Anglisë sonte ishte futbollisti i Liverpulit, Harvey Elliott, i cili shënoi të dy golat.

Ndërsa Gjermnia U21 në gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj Francës U21, me rezultat 3-0.

Nelson Weiper, Nick Woltemade dhe futbollisti me preardhje shqiptare, Brajan Gruda ishin golashenues për kombëtaren gjermane.

Ndeshja finale zhvillohet të shtunën nga ora 21:00, në stadiumin ”Tehelne pole” në Bratislava të Sllovakisë, aty ku u mbajt ky kampionat./IndeksOnline/