75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / G T

Ka oferta, por Marash Kumbulla vendos të mbetet te Roma

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla dëshiron të mbetet te Roma.

Edhe pse ka shumë oferta, madje një është shumë serioze nga Hella Verona, lojtari “kuqezi” ka shprehur interesim të mbetet në Romë, shkruan Indeksonline

25-vjeçari dëshiron që ta bind trajnerin e ri, Gasperinin dhe të jetë në planet e tij për sezonin e ri 2025/26.

Kumbulla kaloi një super sezon në La Liga me Espanyolin, madje arriti të shënonte tri gola.

Mbrojtësi shqiptar me Romën ka kontratë deri në vitin 2027, kurse vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 7.5 milionë euro./Indeksonline/