75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / MSH

Rahovec: Arrestohen dy persona, posedonin marihuanë

Dy persona janë arrestuar mesditën e djeshme në Rahovec, pasi policia gjeti te ta substancë narkotike.

Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin me vete 5.52 gramë marihuanë.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është cilësuar si “Posedim i narkotikëve”./IndeksOnline/