75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / k.v

Përleshje fizike në Ferizaj, tri femra dhe një mashkull të përfshirë

Një përleshje mes disa personave është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur tri femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas kosovarë. Si pasojë e incidentit, është regjistruar një lëndim i lehtë trupor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rrethanat e përleshjes janë duke vazhduar./IndeksOnline/