75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / FR

Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë, derisa janë ndarë dhe fotografi të të dyshuarit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje”, thuhet në njoftimin e policisë.