Verë e nxehtë, mendje e qetë – kujdesi psikologjik në temperatura ekstreme

Kur temperaturat janë të larta, ndikimi i nxehtësisë prek jo vetëm trupin por edhe mirëqenien psikologjike. Nxehtësia e madhe mund të shkaktojë lodhje emocionale, vështirësi në përqendrim dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj stresit.
Për të ruajtur ekuilibrin mendor gjatë ditëve të nxehta, është shumë e rëndësishme të kujdesemi për nevojat bazë të trupit si; hidratimi i rregullt dhe ushqimi i shëndetshëm pasi mirëqenia fizike ndikon drejtpërdrejt në gjendjen emocionale.
Për të përballuar më mirë vapën, këto rekomandime mund të jenë shumë efektive: Qëndroni të hidratuar duke pirë ujë rregullisht gjatë ditës
Planifikoni aktivitetet në orët më të freskëta për të shmangur lodhjen e tepruar dhe
Kushtoni rëndësi pushimit dhe gjumit të mjaftueshëm.
Luhatjet dhe ndjeshmëritë emocionale në këtë periudhë kohore janë të zakonshme dhe duhet t’i pranojmë pa gjykuar vetën pasi shpesh janë pasojë e ndikimit të klimës.
Nëse përjetoni ankth të theksuar, pagjumësi apo gjendje negative emocionale, kërkimi i ndihmës tek psikologu klinik është hapi më i rëndësishëm që mund të merrni.
Ruajtja e shëndetit mendor në temperatura të larta është pjesë integrale e kujdesit ndaj vetës dhe një investim i çmuar për cilësinë e jetës sonë.
Me vëmendje dhe kujdes, mund të përjetojmë stinën e verës me qetësi dhe mirëqenie të plotë pavarësisht sfidave që sjell nxehtësia.
Sami J Hajrullahu – Psikolog Klinik