75 Mall Live Search
15:28 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / FR

Brad Pitt po kërkon përvojë me një burrë?

Aktori hollivudian, Brad Pitt, ka surprizuar ndjekësit me një deklaratë të drejtpërdrejtë gjatë një interviste në podcast-in “Armchair Expert” të Dax Shepard. I pyetur për jetën e tij personale, Pitt u shpreh me sinqeritet se nuk ka pasur kurrë një ‘përvojë me burrë’.

“Nuk kam pasur kurrë një përvojë me një burrë”-tha 61-vjeçari. I njëjti shtoi: “Jam pak me vonesë, por nëse do ta kisha bërë, nuk do të ishe ti ai që do të vinte”.

Ai vijoi me ironi, duke thënë se Shepard do të ishte “i 14-ti apo i 15-ti në radhë” në një listë imagjinare për përvoja të tilla.

Pjesa u prit me të qeshura në studio, me Shepard që e mori gjithashtu me sportivitet, duke i kthyer me të njëjtin ton: “Do të duhet të përgatitesh mirë për mua”.

Edhe pse deklarata ishte pjesë e një momenti humoristik, ajo ka tërhequr vëmendje të madhe në media dhe rrjete sociale, pasi vjen nga një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë botërore dhe që rrallë flet kaq hapur për jetën personale. 

Brad Pitt, kujtoi gjithashtu vizitën e tij të parë në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ pas divorcit nga Angelina Jolie. Kjo periudhë e jetës së tij ishte jashtëzakonisht e trazuar për të dhe ai vendosi të kërkonte ndihmë profesionale. “Kisha nevojë të vija në vete për disa gjëra.

Provova gjithçka dhe çdo gjë, gjithçka që më ofronin njerëzit. Ishte një periudhë e vështirë. Kisha nevojë për një rifillim të jetës”-tha ai gjatë një paraqitjeje në podcast-in “Armchair Expert”.

Ai shkoi në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ për një vit e gjysmë, pas ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016. Tani thotë se fillimisht u ndje i frikësuar kur erdhi radha e tij për të folur për varësinë nga alkooli, por u inkurajua nga të tjerët që flisnin hapur për problemin e tyre.

“Të inkurajon të thuash: ‘Në rregull, do të dal nga zona e rehatisë dhe do të shoh çfarë ndodh’ dhe pastaj më pëlqeu shumë”-tha aktori duke shtuar se është rritur në një mjedis ku burrat këmbëngulnin që jeta e tyre të ishte e mrekullueshme.