75 Mall Live Search
15:48 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / G T

Zyrtare: Eriksen largohet nga Manchester Unitedi

Christian Eriksen është larguar përfundimisht nga Manchester Unitedi, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji.

33-vjeçari ishte transferuar te “Djajtë e Kuq” gjatë vitit 2022 nga Brentfordi si “lojtar i lirë”, shkruan Indeksonline

Eriksen nuk e ka ndërmend të pensionohet edhe pse luan me aparat në zemër për shkak të sulmit që pati vite më parë në fushën e futbollit.

Nuk dihet e ardhmja e tij, por tashmë është duke u punuar për gjetjen e klubit të ri.

Gjatë sezonit të kaluar, Eriksen ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste në 23 ndeshje në Premier League./Indeksonline/