75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Z S

IKSHPK-ja del me rekomandime për sigurinë e ushqimeve në temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dalë me një varg rekomandimesh për sigurinë e ushqimit gjatë temperaturave të larta.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që të ruhet freskia e ushqimit, duke bërë që të parandalohet rritja e baktereve dhe të shmanget helmimi.

Postimi i plotë:

Siguria e ushqimit gjatë temperaturave të larta

Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit.

Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

May be an image of text

Për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit, që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara./Indeksonline/