75 Mall Live Search
16:27 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Gj. Sh

Cristiano Ronaldo reagon pasi nënshkroi kontratë të re me Al Nassr

Cristiano Ronaldo pak më parë ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën arabe Al Nassr, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Sulmuesi portugez duket i lumtur me kontratën e re ku ka reaguar pas nënshkrimit duke thënë se do të bejnë histori me Al Nassr, shkruan IndeksOnline.

“Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori së bashku.”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

40-vjeçari në ligë sezonin e kaluar zhvilloi 30 ndeshje, shënoi 25 gola dhe bëri tri asiste./IndeksOnline/