Faton Peci zyrtarizohet sot si kandidat i VV-së për krytar të Mitrovicës

Gjatë ditës së sotme Ministri i Bujqësisë, Faton Peci do të zyrtarizohet si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Prezantimi i Pecit do të bëhet në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Në prezantimin e kandidaturës së Pecit në Mitrovicë do të jetë prezent edhe kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Kandidimi i Pecit pritet që të ketë kundërpërgjigje nga Agim Bahtiri, kandidati që lakmonte më së shumti nominimin si kandidat i VV-së.
Ka zëra që thonë se Bahtiri mund të dal si i pavarur në zgjedhjet e 12 tetorit./Indeksonline/