75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Burim

Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi ka sqaruar tri çështje themelore: nuk lejohet votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit; partia që propozon kandidatin ka detyrimin për bashkëpunim konstruktiv; dhe kjo e drejtë nuk mund të përdoret për bllokadë politike.

Sipas Grudës, kërkohet konsensus dhe kompromis për të garantuar funksionimin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore:

1. Nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;

2. Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit duhet të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me partitë e tjera për ta mundësuar zgjedhjen e tij;

3. Kjo e drejtë e partisë fituese nuk është absolute dhe nuk mund të përdoret për të bllokuar funksionimin e Kuvendit – përkundrazi, kërkohet konsensus, kompromis dhe vullnet për bashkëpunim me forcat tjera politike.