Dalin pamjet e rënda kur nxënësja u godit për vdekje nga vetura në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një muaj më parë në Qyshk të Pejës, ku 26 vjeçarja Zana Gjevukaj humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku.
26 vjeçarja është aksidentuar më 1 prill në fshatin Qyshk të Pejës nga një automjet i drejtuar nga një zyrtar policor.
Pas disa javësh qëndrimi në gjendje të rëndë në spital, Zana nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkaq i dyshuari, i cili goditi për vdekje 26 vjeçaren ishte polic dhe se ai nuk ka mbajtur asnjë ditë paraburgim.
Indeksonline posedon pamjet e rënda, në momentin ku 26 vjeçarja Zana Gjevukaj u godit me veturë.
Pamjet e aksidentit: