75 Mall Live Search
19:27 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Gj. Sh

Alonso flet për gjendjen e Mbappes, tregon a do të luaj ndaj Juventusit

Real Madrid ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi me fitoren 3-0 ndaj Salzburgut, përfundoi si lidere e Grupit H, në Kupën e Botës për Klube.

Në 1/8 e finales, klubi mbretëror nuk do ta ketë edhe shumë lehtë, pasi do të përballet me skuadrën e Juventusit, ndeshje kjo e cila zhvillohet të martën me datë 1 korrik, shkruan IndeksOnline.

Një problem tjetër i madh për Realin është edhe Kylian Mbappe, i cili ka pasur probleme shëndetësore që kur skuadra ka arritur në ShBA dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje në fazën e grupeve.

Trajneri i Realit Xabi Alonso, pas fitores ndaj Salzburgut deklaroi se ende nuk e di nëse sulmuesi francez do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Juventusit.

Ai tha se Mbappe është lojtar i rëndësishëm dhe do të dëshironte ta kishte në dispozicion sa më parë.

“Ne kemi nevojë për të dhe duam që ai të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në gjendjen më të mirë. Nuk dua të jem optimist dhe të shkoj përpara të martës, por ne kemi nevojë për të sepse ai është një lojtar i mirë, një nga më të mirët në botë. Shpresojmë ta kemi atë përsëri.”, ka deklaruar Alonso./IndeksOnline/