Liverpooli bën blerjen e rradhës, nënshkruan me një portier

Kampioni anglez, Liverpooli ka bërë blerjen e rradhës në këtë afat kalimtar.
Pas blerjeve të Mamardashvili, Wirtz, Frimpong dhe Kerkez, “Redsat” kanë nënshkruar me portierin anglez, Freddie Woodman.

28-vjeçari, erdhi si transfer i lirë pas skadimit të kontratës me klubin e “Championship”, Preston North End.
Woodman, ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Newcastle, Kilmarnock, Crawley Town, Aberdeen, Swansea City, Bournemouth dhe së fundi te Preston North End./IndeksOnline/