75 Mall Live Search
13:00 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Provokon një serb me pistolet të plastikës, ndalet nga Policia e Kosovës

Edhe një shtetas serb është arrestuar sot në festën e Vidovdanit në Gazimestan, në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.

IndeksOnline ka mësuar se i dyshuari ka provokuar me pistoletë të plastikës..

Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar të dyshuarin.

Kujtojmë se edhe më herët IndeksOnline ka raportuar edhe për një arrestim, ku një person mbante të veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshurarit për krime lufte. I njëjti dyshohet se ka penguar disa zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Më poshtë mund të shihni pamje.