75 Mall Live Search
15:37 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / Gj. Sh

FSHF-ja nxjerrë shifrat që flasin për rritje të theksuar të futbollit vendor shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar statistikat zyrtare të sezonit të fundit, të cilat tregojnë një tjetër vit pozitiv për zhvillimin e futbollit vendas.

Të dhënat flasin për një rritje të ndjeshme në pjesëmarrje, organizim dhe cilësi, duke reflektuar përkushtimin e strukturave drejt zhvillimit të qëndrueshëm të sportit më të ndjekur në vend.

Të dhënat kryesore të sezonit 2024/25:

FSHF-ja thotë se nga 23 mijë e 374 futbollistë të regjistruar, 21 mijë e 647 janë meshkuj, teksa 1 mijë e 729 janë femra.

Nga 29 kampionate të organizuara me 319 ekipe pjesëmarrëse, 22 janë të meshkujve, teksa katër janë kampionate të femrave.

29 kampionate të organizuara me 319 ekipe pjesëmarrëse: 22 kampionate të meshkujve me 384 ekipe, 4 kampionate të femrave me 35 ekipe

2,783 ndeshje janë zhvilluar gjatë vitit, që tregojnë një intensitet të lartë garash.

330 gjyqtarë janë përfshirë në administrimin e ndeshjeve, së bashku me 85 delegatë dhe 58 vëzhgues.

185 ndeshje të ndihmuara nga teknologjia VAR: 152 në Superiore dhe 33 në Kategorinë e Parë.

FSHF ka bërë të ditur se këto shifra janë një tjetër dëshmi e progresit të bërë dhe e angazhimit të vazhdueshëm për të çuar përpara standardet e futbollit shqiptar – për të gjitha moshat, gjinive dhe niveleve.