75 Mall Live Search
08:48 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Gj. Sh

Bayern ka gati ofertën e parë për Nick Woltemade, marrëveshja personale raportohet se është arritur

Bayern Munich është gati të bëjë hapin e radhës për transferimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade, pasi ka arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Klubi bavarez ka vendosur brenda strukturave të tij të nisë bisedimet zyrtare me Stuttgartin dhe të mbyll transferimin sa më shpejt, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, një kontratë pesëvjeçare është tashmë gati, ndërsa edhe kushtet financiare janë pranuar nga lojtari.

Stuttgarti shpreson ende ta mbajë talentin e tyre, por dëshira e Woltemade është e qartë: ai do të kalojë te Bayern. Klubi gjerman pritet të dorëzojë ofertën e parë në ditët në vijim, ndërsa merkatoja e verës po merr gjithnjë e më shumë ritëm. /IndeksOnline/