Barcelona zgjidh problemet me pagat, paguan edhe milioant që i kishte borxh Messit

Barcelona ka zgjidhur problemet me pagat e futbollistëve të vitit 2020.
Sipas raportimeve të ”SPORT” skuadra katalanase ka kryer pagesat për borxhet e pagave të papaguara që janë shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan IndeksOnline.
Në vitin 2020 klubi morri disa vendime ku së bashku me futbollistët arritën marrëveshje të shtynte 42.9% të pagave të tyre, të cilat do të paguheshin nga viti 2021 deri në qershor të vitit 2025.
Plot 121.7 milion euro ishte borxhi i Barcelonës që i detyrohej futbollistëve të asaj kohe.
Pjesa më e madhe e borxhit padyshim i detyrohej futbollistit argjentinas, Lionel Messi, me 47.6 milionë euro.
Borxhet e tjera ishin ndaj Samuel Umtitit 9.9 milionë euro, Sergio Busquets 8.2 milionë euro, Antonio Griezman 8 milionë euro, Jordi Alba 7.6 milionë euro dhe Philipe Coutinho me 6.6 milionë euro./IndeksOnline/