75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 29 Qershor 2025 / L A

De Jong afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën

Frenkie De Jong është shumë afër vazhdimit të kontratës me Barcelonës.

Ndonëse ishte lidhur me largim nga kampionët e Spanjës, holandezi pritet që të qëndrojë pasi që shihet si një lojtar kyç edhe nga trajneri Flick.

Sipas “Sport”, De Jong do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Barcelonën.

Marrëveshja do të finalizohet pas ndarjes zyrtare të lojtarit me agjentin e tij aktual. De Jong do të përfitojë një rritje të lehtë të pagës bazë, ndërkohë që Barcelona do të ketë mundësinë të ristrukturojë borxhin ndaj lojtarit që lidhet me pagat e shtyra gjatë pandemisë së COVID-19.

De Jong, këtë sezon bëri rreth 46 paraqitje me katalanasit duke shënuar 2 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/