Nico Williams publikon fotografi nga aeroplani, çfarë po paralajmëron?

Nico Williams është në qëndër të vëmendjes në javët e fundit.
Futbollisti spanjoll ka shprehur haptasi dëshirën për tu bashkuar me Barcelonë, por Atletiko Bilbao ende nuk po pajtohet për shitjen e tij, shkruan IndeksOnline.
Ai pak minuta më parë ka publikuar një story në Instagram, ku shihet në një aeroplan.
Nico Williams ka ngjallur dyshime të reja, pasi nuk ka komentuar asgjë në foto, ku nuk dihet se për ku është nisur.
Fansat aludojnë se ai po udhëton drejt Barcelonës, për të kompletuar transferimin e shumëpritur./IndeksOnline/
