Roli i antioksidantëve dietike në sëmundjet kronike

Shkruan doktori: Tani Hitoaliaj
Po çfarë janë oksidantet?
Oksidant është një substance në një reaksion kimik që largon një ose disa elektrone nga një substancë tjetër gjatë një raksioni oksido-reduktimi.
Oksidantet quhen ndryshe radikale të lira të cilët janë molekula të paqendrueshme dhe dëmtojnë ADN, membranat qelizore dhe pjesët e tjera të qelizave. Radikaleve të lira ose oksidanteve u mungojnë plotësisht elektronet e lira dhe i marrin ato nga molekulat e tjera duke i dëmtuar ato.
Kur qelizat e organizmit përdorin oksigjenin për të krijuar energji, që është ATP ( Adenozin- trifosfataza), krijohen radikalet e lira në mitokondrie. Këto radikale të lira në sasi të uleta dhe të moderuara janë të dobishme sepse:
1. Qelizat imunitare ( mbrojtëse) i përdorin këto radikale të lira për të shkatërruar mikrobet dhe viruset që hyjnë në organizëm dhe që shkaktojnë sëmundje.
2. Gjithashtu radikalet e lira apo oksidanetet janë të dobishme në procesin e maturimit të struktures qelizore dhe në funksionimin e sistemi të sinjalizimit qelizor.
Por kur radikalet e lira janë në sasi të medha ato janë të dëmshme sepse shkaktojnë stres oksidativ që dëmton strukturen e qelizave .
Stresi oksidativ luan një rol të madh në zhvillimin e semundjeve kronike, tumoreve, artritit, plakjen e parakoheshme, sëmundjet Kronike të Zemrës, Diabetit, sëmundjet degjenerative si Parkinsoni, Skleroza, Depresioni, Humbja e memories, Alcaimer etj., dhe sëmundjet autoimune si Artriti Reumatoid.
Antioksidantet janë molekula që luftojnë radikalet e lira.
Trupi i njeriut ka vetë mbrojtje antioksidante për të luftuar substancat oksidative ose radikalet e lira.
Antioksidantet janë edhe në disa lloje ushqimesh, por jo të gjitha ushqimet kanë antioksidantë.
Radikalet e lira formohen në trup gjatë procesit të ushqyerjes, por merren edhe nga jashtë si p.sh. nga pirja e duhanit, medikamentet e ndryshme, substancat kimike që ndotin ajrin dhe nga rrezatimet e ndryshme.
Ushqimet me antioksidante do të ishte zgjedhja më mire per t’u mbrojtur nga oksidanetet.
Por cilat ushqime kanë më shumë antioksidantë ?
Ndërsa shume antioksidante janë në natyre, të tjerë janë marrë në formë sintetike dhe reduktojnë stresin oksidativ.
Antioksidantet dietike përfshijnë polifenolet, si p.sh. Flavonoidet, dhe jo-flavonoidiet, Vitaminat antioksidante ( Vitamina C, E, A dhe karotinoidet), mineralet (Magnesium, Selenium, Zinku, Hekuri, manganesium, dhe Bakri) që mund të suportojnë efektet e antioksidanteve të brendshëm dhe eleminojnë efektet e stresit oksidativ.
Vitamina E gjendet në arrat, farat e ndryshme, vajrate vegjetale të papërpunuara, drithërat e plota, në të verdhën e vezës, dhe zarzavatet me gjethe jeshile. Ajo përdoret në trajtimin e shumë sëmundjeve si ato të zemrës, melçisë, lekurës, të gjakut, muskujve dhe skeletit, neurologjike, akergjike, gjinekologjike etj.
Vitamina C është një antioksidant dhe luan rol në funksionin imunitar( mbrojtes). Ajo është thelbesore në formimin e indit të kolagjenit dhe karnitines. Vit C ka treguar efekt antibakterial dhe antiviral, etj. Burimi kryesor i Vit C jane fruti i citrusit, limonit, pjepri, brokoli, lulelakra etj.
Vitamina A luan një në mbajtjen e indit epitelial që shtrihet në disa sipërfaqe si lekura, trakti gastrointestinal, i frymemarrjes, gjenital dhe ai urinar, etj. Ajo gjendet me shumicë në melçi dhe në vajin e peshkut, e verdha e vezës.
Burime të provitamines A janë karrotat, spinaqi, kale, pjepri, dhe frutat e zarzavatet e tjera.
Burimi kryesor i antioksidanteve janë frutat, zarzavatet, çaji dhe kafja.
Kafja dhe çaji janë burim i mikromineraleve dhe polifenoleve. Një burim tjetër i polifenoleve janë suplementet.
Gjithashtu antioksidant është
Curcumin që është përbërës kryesor në turmeric dhe qe ka efekte anti- tumorale në shumë organe.
Curcumin ka efekte biologjike të shumëllojshme si antibakterial, anti-inflamatore, antioksidant dhe anti-tumorale.
Të tjere antioksidante janë phytonutriens që sipas shkencetarëve janë rreth 4000 të tilla, por veten një fraksion i vogël është studiuar me imtësi.
Këtu bëjnë pjesë:
Anthocyanidet,Resveratroli, isoflavones, lycopene dhe luteina.
Anthocyanidet ndikojnë në shëndetin e eneve të gjakut dhe gjenden në zarzavatet, frutat berry, karrotat, patlixhanet, asparagu, patatet e kuqe.
Resveratroli që gjendet në rrush, veren e kuqe, kikirikat dhe ndikon në shëndetin e zemrës dhe të mushkrive, redukton inflamacionin dhe parandalon disa lloje tumoresh.
Isoflavonet gjenden tek soja dhe nxisin shëndetin kockor, ulin inflamacionin e kyçeve, ndihmojë në parandalimin e tumoreve të gjirit dhe lehtësojne simptomat e menopauzës.
Lycopenet gjenden në domatet, bostan, dhe specat. Ndihmon në shëndetin e zemrës dhe të prostates.
Luteina gjendet në spinaq, brokoli, kale, dhe artichoke dhe ndihmon e shëndetin e zemrës dhe syve.
Përgatiti
Dr Matjan Hitoaliaj
Connecticut
USA