75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 29 Qershor 2025 / G T

Robert Gjeraj kritikon Amir Rrahmanin, u del në mbrojtje gazetarëve të sportit

Legjenda e futbollit kosovar, Robert Gjeraj i ka dhënë një “goditje” kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit – pasi ky i fundit kritikoi gazetarët e sportit.

Rrahmani ishte në emisionin e Klan Kosovës ditë më parë, ku para moderatorëve që vetëm qeshnin, kritikoi gazetarët e sportit, shkruan Indeksonline

Pikërisht për këtë deklaratë sonte në emisionin “VAR” në Tëvë 1, Rrahmani mori kritika nga Robert Gjeraj.

“Këta gazetarë që ka thënë ai bëjnë copy – paste, këta e kanë përcjell dhe vazhdojnë ta përcjellin karrierën e tij”, u shpreh Gjeraj